Kryetari Ahmeti i’u bashkua marshit për vetëdijesim dhe ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti i shoqëruar nga drejtoresha e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale Vlora Limani Hajnuni, drejtor tjerë të Drejtorive, këshilltarë e zyrtarë komunal si dhe të rinjë të tjerë i’u bashkuan Marshit paqësor të organizuar nga Kuvendi i të Rinjëve të Lipjanit.
Në këtë rast drejtoresha e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale Vlora Limani Hajnuni, ka theksuar nevojën e organizimeve të tilla që kanë për synim vetëdijesimin dhe edukimin shëndetësor të popullatës sidomos kur bëhet fjalë për sëmundjen e kancerit, shkruan Komuna e Lipjanit.
“Kanceri i gjirit është njëra ndër sëmundjet që vret me mijëra gra në gjithë botën, andaj duke parë rrezikun e madh të kësaj sëmundje ftoj të gjitha gratë që informohen sa më shumë sepse nëse të zbulohet në fazat e hershme të zhvillimit të saj sepse, kjo sëmundje mundë të trajtohet”, ka thënë drejtoresha Hajnuni.
Ndërsa, Linda Shahini kryetare e Grupit të Grave në Lipjan, ka falënderuar kryetarin e Komunës Imri Ahmeti që për tri vite radhazi ka mbështetur fushatën vetëdisuese për luftimin e kësaj sëmundje, thuhet tutje.
Ajo ka folur edhe për ligjëratat që janë mbajtur në lokalitete e ndryshme të Komunës së Lipjanit e që për synim kanë pasur ndërgjegjësimin e kësaj sëmundje.

Image may contain: 11 people, people smiling, outdoor
Image may contain: 10 people, people standing, shoes, tree and outdoor
Image may contain: 9 people, people smiling, people standing and outdoor

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...