Buja bëri disa shkelje në vitin e fundit të mandatit

PUBLIKUAR

Raporti i Auditorit të Përgjithshëm ka vlerësuar se viti i fundit i tanimë ish-ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja nuk kishte qenë aspak i mirë.

Një varg vërejtjesh janë evidentuar në raportin për vitin 2014, të publikuar nga auditori, ku shihet se investime prej qindra mijëra eurosh kanë shkuar kot, raporton KTV.

Rast i tillë është me librat për filloristët, që pas evidentimit, kishte dalë se kanë tepruar hiq më pak se 235 mijë e 8 libra, me një vlerë prej gjysmë milioni eurosh. Gjithashtu, edhe një investim prej 1 milion e 200 mijë eurosh për blerjen e librave shkencorë kishte dalë i paplanifikuar që nga fillimi.

Deri vonë, një numër i madh i këtyre librave, me vlerë prej 900 mijë eurosh, kishin qëndruar në bodrumin e Bibliotekës Kombëtare, por që tani ndodhen në një depo tjetër.

Njohësit e çështjeve të arsimit shprehen se është shqetësues niveli i menaxhimit në institucione, si një prej defekteve që nuk i shpëton as Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë.

Për njërën nga gjetjet e raportit, atë të tepricës së librave shkollorë, një prej zyrtarëve të ministrisë ka thënë se do të futen në përdorim në vitin e ardhshëm shkollor, duke reduktuar numrin e librave të rinj që do të porositen. Megjithatë, për temat e tjera të përmendura, KTV-ja e ka pasur të pamundur të marrë përgjigje gjatë ditës.

SHIKO MË SHUMË

Osmani përfundon mandatin, Haxhiu ushtruese detyre e presidentes

Është mbajtur ceremonia zyrtare e dorëzimit të mandatit presidencial, ku Vjosa Osmani i ka...

Minutat e fundit të Osmanit si presidente, bëhen përgatitjet për dorëzimin e postit te kryeparlamentarja Haxhiu

Kanë nisur tashmë përgatitjet e fundit për ceremoninë zyrtare të dorëzim-mandatit të presidentes aktuale, Vjosa...

Kufizohen çmimet e naftës dhe benzinës, Kusari-Lila: Çdo shkelje do të ndëshkohet

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin...