Bosnje-Kroaci, gati 100 emigrantë kalojnë natën në rrugë

PUBLIKUAR

Rreth 100 emigrantë, përfshi familje me fëmijë, ngritën një kamp gjatë natës në një pikë kalimi kufitar mes Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë, me synimin për të kaluar pikërisht në vendin ballkanik, njëherësh pjesë e Bashkimit Evropian.

“Këta njerëz e kaluan natën jashtë. Ata janë nën mbikëqyrjen e policisë, shumë pranë pikëkalimit kufitar të Izaçiçit”, pranë qytezës veriperëndimore të Bihaqit, tha zëdhënësja e policisë Snezhana Galiq, këtë të martë.

Policia i pengoi ata t’i afroheshin pikës së kalimit kufitar. Emigrantët qëndruan anës rrugës gjatë të gjithë natës, në një kohë kur temperaturat shënuan një rënie deri në 5 gradë Celsius. Policia tentoi më kot t’i nxiste të riktheheshin në një hotel aty pranë, pasi ata refuzuan ta bënin diçka të tillë.

Bosnje-Hercegovina është shmangur në të kaluarën nga emigrantët në rrugëtimin e tyre për të mbërritur në vendet e Evropës Perëndimore, por ka parë një rritje të fluksit të tyre që prej fillimit të këtij viti.

Bihaqi është pikërisht në kufi me anëtaren e BE-së, Kroacinë. Policia përllogarit që në zonën e Bihaqit të jenë disa mijëra emigrantë, por autoritetet boshnjake nuk kanë ngritur ende një qendër formale të pritjes së tyre në këtë zonë./TCh

 

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...