Komuna e Lipjanit ka reaguar ndaj një shkrimi të cilën është publikuar dje, komuna thotë se Kryetari Imri Ahmeti ka shpenzuar vetëm 317.81 euro dreka e darka zyrtare.
Reagimi i plotë:
Komuna e Lipjanit reagon ndaj shkrimit të publikuar në portalin Ulpianapress më 22.10.2018 ku thuhet se “Pushteti i Imri Ahmetit ”nuk ngopet”, shpenzon mijëra euro për dreka”.
Komuna e Lipjanit konsideron se qëllimi i këtij shkrimi është dezinformim i opinionit publik si dhe shantazh ndaj institucioneve komunale.
Komuna e Lipjanit për hir të transparencës në ueb faqen zyrtare ka bërë publike të gjitha shpenzimet duke i përfshirë edhe ato që janë bërë për dreka e darka zyrtare.
Për hir të së vërtetës ndaj publikut ne prapë do të paraqesim një listë të raportit të shpenzimeve në kategorinë e drekave dhe darkave zyrtare ku bëhet e ditur se Kryetari i Komunës Imri Ahmeti gjatë vitit 2018 deri më tani ka shtruar vetëm dy dreka zyrtare:
– Zyra e Kryetarit me datën 03.05.2018 ka shtruar një dark zyrtare për basketbollistat KB Lipjani me rastin e hyrjes në superligë në Restaurant “Centrum”, në Lipjan në vlerë prej 171.81 euro, fatura me numër 03052018/KK.
– Zyra e Kryetarit me datën 17.08.2018 ka shtruar një drek zyrtare në vlerë 146.00 euro me nr. të faturës 200/2, 17.082018/KKL me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancimin e projekteve infastrukturore në komunën e Lipjanit.
Për ta informuar opinionin e gjerë saktë dhe drejtë ju bëjmë me dije se në kategorinë e shpenzimeve të drekave dhe darkave zyrtare hyn edhe shpenzimet e Çerdhes Publike në Lipjan në vlerë 6,796.52 euro, si dhe të Shtëpisë së komuniteteve – qendra rezidenciale në vlerë 1,823.55 euro.
Gjithashtu në kategorinë drekave dhe darkave zyrtare kemi edhe shpenzimet e shkollave të cilat kanë zhvilluar aktivitetet si me rastin e shënimit të ditës së shkollave dhe shpenzimi me rastin e organizimit të testit kombëtar në vlerë prej 3,530.02 euro
Drejtorati i Kulturës Rinisë dhe Sportit në kuadër të aktiviteteve për festat zyrtare shtetërore dhe lokale ka shpenzuar për dreka dhe darka zyrtare 3, 463.30 euro
Andaj, bazuar në të gjitha veprimet dhe dëshmitë lartcekura konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt dhe se shpenzimet realizohen konformë procedurave ligjore dhe vendimeve të organeve të Komunës së Lipjanit. Shkrime të tilla tendencioze e shantazhuese kanë për qëllim të gënjejnë publikun. Për derisa Organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare kanë monitoruar vazhdimisht shpenzimet komunale dhe në përgjithësi punën e institucionit të komunës ku
Lipjanin e shpallin ndër komunat me përformancë më të mirë në nivel vendi.
Ne do të vazhdojmë t’i mbajmë të informuar drejtë dhe korrekt qytetarët tonë pavarësisht tendencave zhvatëse të kujt do çofshin.



