Fillojnë dëgjimet publike lidhur me Hartat Zonale Komunale (HZK)

PUBLIKUAR

Në fshatin Janjevë është mbajtur dëgjim publik lidhur Hartat Zonale Komunale (HZK).
Drejtoresha për Planifikim dhe Urbanizëm, Emina Rexhiq ka mabjtur takim me banorët e fshatit Janjevë, Vogacicë, Akllap, Teqe, Bukovicë, Brus, Hanroc, Okosnicë dhe Shisharkë, ku ka prezantuar procesin e hartimit të Hartës Zonale të Komunës (HZK).

Po ashtu, u potencua se ky proces ka një rëndësi të madhe për planifikimin e (HZK), territorin e Komunës së Lipjanit.

Më poshtë gjeni orarin e takimeve që do të mbahen lidhur me Hartat Zonale Komunale (HZK).
• 23 Tetor 2018: SHFMU Sllovi” Hasan Z Kamberi ” Sllovi.
Ftohen qytetarët nga vendbanimet: Sllovi dhe Smallushë
• 24 Tetor 2018: SHFMU ” Zenel Hajdini”, Gadime e ulet
Ftohen qytetarët nga vendbanimet: Gadime e ulët, Gadime e Epërme, Babush i Muhaxherëve, Marec, Vrellë e Gadimës dhe Plitkoviç
• 25 Tetor 2018: SHFMU “Emin Duraku“, Banullë
Ftohen qytetarët nga vendbanimet: Banullë, Gumnasellë, Llugaxhi, Rubofc, Kojskë dhe Gllogoc
• 26 Tetor 2018: Shkolla Fillore “Braqa Aksiq”, Grackë e vjetër
Ftohen qytetarët nga vendbanimet: Gracke e vjetër, Grackë e vogël, Topliqan, Hallaq i Madhë dhe Hallaq i vogël
• 29 Tetor 2018: SHFMU “Migjeni”, Rufc i ri
Ftohen qytetarët nga vendbanimet: Rufc i ri, Rufc i vjetër, Torinë dhe Ribar i vogël
• 30 Tetor 2018: SHFMU “Skenderbeu”, Kraishtë
Ftohen qytetarët nga vendbanimet: Kraishtë, Breg i Zi, Bujan, Varigoc, Zllakuqan dhe Ribar i madh
• 31 Tetor 2018: SHFMU ” Dy Dëshmorët “, Dobrajë e madhe
Ftohen qytetarët nga vendbanimet: Dobrajë e madhe, Dobrajë e vogël, Llugë dhe Poturoc
• 01 Nëntor 2018: SHFMU “Haradin Bajrami”, Magurë
Ftohen qytetarët nga vendbanimet: Magurë, Qylagë, Vershec, Blinajë, Leletiq, Mirenë, Medvec dhe Vrellë e Goleshit
• 02 Nëntor 2018: SHFMU “Ibrahim Banushi”, Shalë
Ftohen qytetarët nga vendbanimet: Shalë, Krojmir, Resinoc, Baicë, Kleqkë dhe Divlakë
Pastaj në qytet, në Sallën e Asamblesë, Kuvendin Komunal Lipjan, nga ora 17:00 takimet organizohen si më poshtë.
Gjithashtu, ju lutem i referoheni hartës se bashkangjitur për zonën urbane për ndarjen e takimeve sipas rajonit:
• 05 Nëntor 2018: Zonat urbane ZU QENDRA, ZUP-1 dhe ZUP-2
• 06 Nëntor 2018: Zonat urbane ZUL-2, ZUL-3 dhe ZUP-5
• 07 Nëntor 2018: Zonat urbane ZUL-4, ZUL-5, ZUL-6, ZUL-7, ZUL-8 dhe ZUL-9
• 08 Nëntor 2018: Zonat urbane ZUP-3, ZUP-4 dhe ZUP-6

Image may contain: 7 people, people sitting and indoor
Image may contain: 1 person, sitting, table and indoor

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...