Përfundon takimi në Berlin: Dy mesazhet e kancelares Merkel për Kosovën!

PUBLIKUAR

E plotësuar: Ka përfunduar takimi mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrit Isa Mustafa, në Berlin, ku u diskutua për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, situatën në Kosovë, raportet e Kosovës me BE-në, dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Merkel i ka dhënë dy mesazhe të qarta delegacionit kosovar: përkrahjen për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe themelimin e Gjykatës Speciale.

“Kancelarja na ka dhënë përkrahje për dialogun dhe themelimin e Gjykatës Speciale”, ka thanë Mustafa, transmeton lajmi.net

“Jemi të interesuar të kemi një përkrahje më të madhe ekonomike prej Gjermanisë”, ka deklaruar kryeministri Mustafa, në konferencën e përbashkët për media.

Fillon takimi Mustafa-Merkel

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është pritur me nderimet më të larta shtetërore në Gjermani. Mustafa dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë filluar takimin, ndërsa pritet të diskutohen shumë çështje.

Në takimin ndërmjet kryeministrit Isa Mustafa dhe kancelares Angela Merkel do të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për proceset në Kosovë, për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë Hashim Thaçi, ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të tjerë të lartë gjermanë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...