Pranojnë fajësinë tre të akuzuarit për vjedhjen e zyrave të KEK-ut në Lipjan

PUBLIKUAR

Të akuzuarit për vjedhje të rëndë, V. R, L.G, dhe B.G, e kanë pranuar fajësinë, në seancën fillestare te së hënës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan.

I akuzuari i parë, V.R, ka deklaruar se e ndien vetën fajtor për veprën penale për të cilat akuzohet, i cili thënë se ndihet i penduar për atë që ka ndodhur, duke shtuar se nuk do ta përsëris më një vepër të tillë.

Edhe i akuzuari i dytë, B.G, ka deklaruar se e ndien veten fajtor për veprën penale me të cilën akuzohet, duke thënë se ndihet i penduar për veprimet e tij.

I akuzuari i tretë, L.G, po ashtu ka deklaruar se e ndien veten fajtor dhe është i penduar për veprën penale.

Prokurori i çështjes, Remzush Latifi, ka deklaruar se pajtohet me pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarve, pasi që sipas tij, ky akt ka mbështetje në provat të cilat gjenden në shkresat e lëndës dhe pranimi është bërë në mënyrë vullnetare nga ana e të akuzuarve.

Ai ka kërkuar nga gjykata që të merret parasysh pranimi i fajësisë dhe se të akuzuarve t’u  shqiptohet një dënim në përputhshmëri me rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale, shkruan betimiperdrejtesi.com

Gjykatësi i çështjes, Selman Salihu, ka marrë aktvendim me të cilin ka aprovuar pranimin fajësisë nga ana e të akuzuarve, kurse shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar më 17 tetor 2018, në ora 15:00.

Ndryshe sipas aktakuzës te pandehurit V.R, B.G dhe L.G, më 21 shkurt 2012, rreth orës 00:20, në zyrën e nën distriktit të  Korporatës Energjetike te Kosovës, në Lipjan, me qellim që vetit t’i sjellin përfitime pasurore të kundërligjshme, me përvetësimin e sendeve të huaja të luajtshme, e kanë hapur me forcë derën e zyrës së KEK-ut.

Sipas aktakuzës, të njëjtit pastaj kanë hyrë brenda, kanë vjedhur para të gatshme të metalta, shumën prej 111.00 euro, një aparat zyrtar digjital, një shufër metalike të dedikuar për vendosjen e çelësit, i cili hap arkën dhe një vulë të rrumbullakët të KEK-ut, me ç‘rast të dëmtuarës Korporatës Energjetike te Kosovës – nën distrikti ne Lipjan i kanë shkaktuar dëm material.

Me këtë, ata akuzohen se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje “vjedhje e rëndë” nga neni 253 par 1 lidhur me nenin 23 te KPK-së.

Artikull nga: https://betimiperdrejtesi.com/pranojne-fajesine-tre-te-akuzuarit-per-vjedhjen-e-zyrave-te-kek-ut-ne-lipjan/

 

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...