Thirrje publike për personat me aftësi të kufizuara për pjesëmarrje në punëtorinë e trajnimeve për aftësim për punësim dhe punë praktike

PUBLIKUAR

Innovative Community Development Center në kuadër të projektit “Përkrahja e personave me aftësit të kufizuara për integrim përmes punësimit” fton të gjithë personat me aftësi të kufizuara të cilët janë banorë rezident të Komunës së Lipjanit të aplikojnë për pjesëmarrje në punëtorinë e trajnimeve për aftësim për punësim me tema:

– Aplikimi për punë (shkrimi i CV, letrës motivuese, hulumtimi i konkurseve të punës )
– Shkathtësitë e komunikimit (prezantimi në intervista pune, komunikim i shkruar, komunikim verbal)
– Shkathtësitë e mendimit Kritik
– Shkathtësitë e Zgjidhjes së problemit
– Kreativiteti, Inteligjenca Emocionale dhe Vetë-përgjegjësia
– Këmbëngulja dhe Puna ekipore
– Shkathtësitë e Mbledhjes së informatave
– Shkathtësitë sipërmarrëse (iniciativës)
– Menaxhim i marketingut
– Shitja dhe teknikat e shitjes
– Menaxhimi i financave

Afati i hapur për aplikim është nga 15 tetor 2018 deri më 26 tetor 2018.

Pas përfundimit të punëtorisë së trajnimeve, pjesëmarrësit do të çertifikohen dhe më të suksesshmit do të përfitojnë punë praktike.

Të gjitha shpenzimet mbulohen nga organizatori, duke përfshirë materialet e trajnimeve, ushqimin dhe mbulimin e shpenzimeve të transportit publik.

Për informata shtesë mund të shkruani në e-mail: [email protected].

Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...