Kosovës i duhet alternativë për Specialen

PUBLIKUAR

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pa inate e pa barrikadim, të gjitha partitë politike duhet të ulen dhe të propozojnë alternativën e Kosovës për Gjykatën Speciale.

“Tash, pa inate, të gjitha partitë politike në Kuvend duhet të ulen dhe ta propozojnë alternativën e Kosovës ndaj Gjykatës Speciale që nuk kaloi dje. As nuk duhet Qeveria të inatoset dhe për inat ta procedojë amandamentin e dështuar kushtetues, dhe as nuk duhet të barrikadohet opozita”, ka shkruar Deda në një postim në Facebook.

Ajo që duhet të ndodh tash sipas Dedës është një marrëveshje për Gjykatën e Kosovës për Krime Lufte.

“Gjykatë të njëjtë çfarë kanë Kroacia, Bosnja e Serbia. Mund ta bëjmë këtë Gjykatë të Kosovës për Krime Lufte, me seli në Prishtinë; edhe nëse është me gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë; të bëhen gjykimet në Kosovë për çfarëdo pretendimi; dhe të pajtohemi për dëshmi dhe mbrojtje të dëshmitarëve jashtë Kosovës që janë të rrezikuar këtu”, ka thënë ai.

“Ekziston edhe rruga e cila e sforcon shtetin tonë dhe pjekurinë politike dhe shoqërore për ballafaqim me të gjitha krimet e kryera në Kosovë, dhe jo vetëm sipas pretendimeve të Martyt. Pa inate, pa barrikadim”, ka thënë Deda. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Java nis e nxehtë: Parashikimi i motit për ditën e hënë

Gjatë ditës së hënë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta...

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Familjet kosovare po vazhdojnë të përballen me dhunë mes anëtarëve të tyre, ndërsa vetëm...