Grupi i Grave në Lipjan dhe shoqata e gruas “Dritarja”, organizojnë fushatë vetëdijesuese, në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit

PUBLIKUAR

Me mbeshtetje të Zyrës së Kryetarit të Komunës, Imri Ahmeti, Grupi i Grave në Lipjan, së bashku me shoqatën e gruas “Dritarja” dhe Drejtorinë e Shëndetësisë në Lipjan edhe këtë vit, organizojnë fushatë vetëdijesuese, në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit. Takimet do të fillojnë nga data 11.10.2018 dhe do të zhvillohen në dhjetë fshatra të Komunës së Lipjanit.

Gjatë kësaj fushate vetëdijsuese do të mbahen ligjerata për shkaktarët dhe simptomat e kancerit të gjirit dhe mënyrat e mbrojtjes nga kjo sëmundje. Ligjeruese në këto takime do të jetë Dr.Merita Bytyçi. Andaj Grupi i Grave fton të gjitha gratë të jenë pjesëmarrëse në këto takime. Takimet do të zhvillohen në këto fshatra sipas këtij orari.

Vendi – Data – Ora – Shkolla

Banullë – 11.10.2018 – 13:30 – “Emin Duraku”
Babush i Muha. – 12.10.2018 – 14:00- ” Ernest Koliqi”
Akllap – 15.10.2018 – 14:00 – “Rexhep Akllapi”
Sllovi – 16.10.2016 – 14:00 – “Hasan Zyko Kamberi”
Grackë e vjetër – 17.10.2018 – 14:00 – “Vëllezërit Domaneku”
Hallaq i Madh – 18.10.2018 – 14:00 – “Migjeni”
Blinajë – 19.10.2018 – 14:00 – “Haradin Bajrami”
Qylagë – 22.10.2018 – 14:00 – “Haradin Bajrami”
Llugë – 23.10.2018 – 14.00 – “Dy Deshmoret”
Kleqkë – 24.10.2018 – 14:00 – “Ibrahim Banushi”

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...