OnePlus e ka përfolur për një kohë të gjatë modelin e saj të ri OnePlus 2, ndërsa tani kompania kineze ka njoftuar se OnePlus 2do të prezantohet zyrtarisht më 27 korrik.
OnePlus ka thënë se lansimi i OnePlus 2 do të jetë i ndryshëm nga ai i produkteve tjera, sepse do të bëhet përmes realitetit virtual.
Për lansimin e OnePlus 2, kompania ka thënë se ka për synim që lansimin e telefonit ta bëjë bashkë me përdoruesit e saj, dhe jo vetëm tu flas atyre nga distanca.
Për këtë arsye edhe është menduar që lansimi të bëhet me VR. (Telegrafi)


