Çorapja shumëngjyrëshe tregon se egjiptianët e lashtë, e ndiqnin modën më shumë se që kemi menduar (Foto)

PUBLIKUAR

Egjiptianët e lashtë e ndiqnin modën, më shumë se që kemi menduar më parë – i adhuronin çorapet shumëngjyrëshe.

Shkencëtarët e Muzeut Britanik, e kanë ekzaminuar një çorape fëmijësh të gjetur në Antinoupolis, që daton prej vitit 300 Pas Erës Sonë, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre, janë përdorur si bazë ngjyra e kuqe, e verdhë dhe e kaltër, për ta thurur veshjen. Në çorapen e këmbës së majtë, janë përdorur material i ndarë në shtatë ngjyra të ndryshme.

Analizimi i ngjyrave

Regjistrimi me radiokarbon, ka gjetur se materia daton prej shekullit të III-të P.E.S, kur mendohet edhe të jetë thurur. Kjo çorape e ka një ndarje mes gishtit të madh dhe katër të tjerave, në mënyrë që të përdoret sa më lehtë me sandale.

Me pamjen që e ka dhe kombinimin e ngjyrave, po konsiderohet se egjiptianët e lashtë, ishin shumë modern dhe të dhënë pas veshjeve estetike në çdo aspekt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...