Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Ilir Abdullahu, Kryeshef i Kompanisë së Ujësjellsit Rajonal Prishtina për bashkëfinancimin e projektit në shumë prej 130,000 euro në programin “Rural Water Sanitations Support Programme Kosovo Phase V”, për ndërtimin e ujësjellësit për fshatrat Dobrajë e Madhe, Llugë dhe Gllanicë. Kryetari Ahmeti ka falënderuar përfaqësuesit e Kompanisë e Ujësjellësit Rajonal Prishtina për bashkëpunimin e deritanishëm për realizimin e projekteve të përbashkëta për furnizimin e qytetarëve të komunës së Lipjanit me ujë të pijes.



