Muaji tetor – muaji rozë

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit konkretisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Përkujdesjes Sociale nëpërmes Institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor në kuadër të promovimit dhe edukimit shëndetësor do të bëjnë hapjen e fushatës për Muajin tetor – muaji rozë, muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, kështu ka bërë të ditur Drejtoresha e Shëndetësisë dhe e Përkujdesjes Sociale Vlora Limani Hanuni.
Ajo ka thënë se kuadër të kësaj fushate në bashkëpunim me Shoqatën e Onkologëve të Kosovës dhe Shoqatën Jeta/Vita dhe së bashku me mjekët e QKMF-së, me 04.10.2018 në ambientet e QKMF-së, do të mbahet një ligjërate që ka për synim vetëdijesimin për shenjat dhe simptomat e kancerit të gjirit, ka thënë ndër të tjera Drejtoresha Limani Hajnuni.
Po ashtu në bashkëpunim me Grupin e Grave në Lipjan, Drejtoria e Shëndetësisë do të vazhdoj me ligjërata të tilla gjatë gjithë muajit në lokalitete të ndryshme të Komunës së Lipjanit.
Gjithashtu gjatë këtij muajit DSHPS nëpërmes QKMF-, njësinë e Diagnostikës do mundësoj që ekzaminimi i gjirit të bëhet gratis për të gjitha grat të cilat kanë nevojë për një gjë të tillë.

Image may contain: one or more people

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...