Hapet rruga për Spitalin Amerikan

PUBLIKUAR

Prokuroria Speciale ka hedhur poshtë kallëzimin penal të Komunës së Prishtinës që atakonte vendimin e Asamblesë komunale për dhënien e truallit në shfrytëzim për ndërtimin e spitalit.

Sipas, vendimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të cilin e posedon RTK, asnjë nga akuzat në kallëzimin penal nuk qëndrojnë, duke i hapur rrugë mundësisë që Spitali Amerikan, që ka marrë me qira këtë spital për 30 vitet e ardhshme, të fillojë punën.

Edhe vet ministri i Shëndetësisë, Ismet Rrahmani, paralajmëroi mundësinë e dhënies së lejes për fillimin e punës të këtij spitali, pasi vet Departamenti amerikan ka kërkuar që Spitalit Amerikan në Kosovë t’i jepet leja e punës.

Spitali Amerikan në këte objekt ka investuar rreth 30 milionë euro, duke u bërë një prej objekteve më moderne spitalore jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

Megjithatë, ky investim ka hasur në reagim të udhëheqjes aktuale të Komunës së Prishtinës, konkretisht të kryetarit të saj, Shpend Ahmeti, i cili ka akuzuar për korrupsion në dhënien e lejes për ndërtimin e spitalit, por edhe të grupeve të interesit – spitaleve turke – të cilat janë duke lobuar për mosdhënien e lejes.

RTK posedon vendimin nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e cila ka hedhur poshtë kallëzimin penal si të pabazë të bërë nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kundër ish zyrtarëve të Komunës së Prishtinës për shpërdorim të pozitës zyrtare, për përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës etj.

“Lënda ka të bëjë lidhur me lëshimin e truallit me qira nga ana e ish-zyrtarëve Komunal për ndërtimin e Qendrës së Kardiokirurgjisë dr. Fatmir Dalladakut. Në kallëzim përfshihen ish-zyrtarët Komunal të Komunës së Prishtinës, sidomos Sami Hamiti dhe Shefki Gashi”, thuhet në vendimin e Prokurorisë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mes tjerash arsyetohet se lënda është dyfish më e vjetër se sa e parasheh ligji për t’i ndjekur të apostrofuarit, e që sipas ligjit lënda duhet të jetë jo më e vjetër se pesë vite. Në këtë rast lënda, ka kaluar nëntë (9) vite e katër (4) muaj e njëzet (20) ditë. /RTK/

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara...

Java nis e nxehtë: Parashikimi i motit për ditën e hënë

Gjatë ditës së hënë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta...

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...