Kuvendi i të Rinjve të Lipjanit shpallë konkurs për pranimin e deputetëve të rijnë

PUBLIKUAR

Duke parë interesimin e madh të të rinjëve për të n’a u bashkuar dhe me qëllim të fuqizimit të organizatës sonë me kuadro dhe energji të reja rinore, Kuvendi i të Rinjve të Lipjanit ka marrë vendim për hapjen e konkursit për pranimin e deputetëve të rinj.

Kuvendi i të Rinjve të Lipjanit është organizatë jo-qeveritare, e themeluar me qëllimin kryesor të përfaqësimit dinjitoz të të rinjve, të rritjes së përfaqësimit të tyre në vendimmarrje dhe për çështje të tjera të interesave rinore. Andaj, duke dashur t’i arrijmë këto objektiva i ftojmë të rinjtë të cilët janë të gatshëm për punë vullnetare dhe angazhim rinor, të aplikojnë në konkursin e KRL-së.
Të gjithë ata të rinj që jetojnë në komunën e Lipjanit, kanë të drejtë aplikimi por duke plotësuar kriteret e përcaktuara të konkursit. Vlen të theksohet se KRL-ja do të respektojë përfaqësimin gjinor e po ashtu, gjithnjë sipas rregullores së brendshme, do të mirëpresim aplikimet nga pjesëtarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Komunën e Lipjanit.
Konkursi për pranimin e deputetëve të rinj fillon nga data 01.10.2018 deri me 15.10.2018.

Të gjithë aplikantët duhet t’i plotësojnë këto kritere:

1. Të jenë të moshës 15 deri 24 vjeç;
2. Të mos jenë pjesë e strukturave të ndonjë partie politike;
3. Të kenë rezultate të kënaqshme në studime apo në shkollë të mesme;
4. Të jenë qytetarë të Komunës së Lipjanit.

Për t’u bërë pjesë e KRL-së duhet të plotësoni formularët për aplikim dhe t’i dërgoni në email adresën : [email protected]

*Formularët për aplikim mund t’i gjeni në vegëzen e mëposhtme:
http://ge.tt/3opJdvr2

Kandidatët të cilët kalojnë fazën e parë të seleksionimit, do të njoftohen për fazat e tjera.

Suksese!

Komisioni për pranimin e Deputetëve të rinj në Kuvendin e të Rinjve të Lipjanit

No automatic alt text available.

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...