LYC mban ligjeratë me nxënsit e shkollave të mesme në Lipjan rreth ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm

PUBLIKUAR

Youth Center Lipjan (LYC) mbajti ligjeratë me nxënësit e dy shkollave të mesme në komunën e Lipjanit: Shkollën e Mesme Profesionale “Adem Gllavica” dhe Gjimnazin “Ulpiana” për të diskutuar rreth radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.

Ligjërata kishte për qëllim bashkëbisedimin me nxënës rreth ndërgjegjësimit ndaj rreziqeve që mund të vijn nga qasjet dhe bindjet ekstremiste dhe se si vetë të rinjtë të bëhen pjesë aktive e parandalimit të përhapjes dhe përfshirjes në grupe që prapagandojnë ekstremizmin.

Folës në ligjëratë ishin përfaqësues nga Policia e Kosovës, Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan, Koordinatori i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB dhe Ekspertë të fushës.

Ky aktivitet realizohet nga Youth Center Lipjan-LYC, përmes Programit Angazhimi për Barazi-E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar-USAID dhe zbatuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim-ATRC.

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...