Anastacia, në Tiranë në muajin gusht

PUBLIKUAR

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Anastacia ka konfirmuar se do të shkojë në Tiranë për një koncert më 25 gusht të këtij viti.

Disa ditë më parë, përmes një postimi të bërë në Instagram, artistja ka publikuar të gjitha datat e turneut të saj, ku përfshihej edhe Shqipëria.

Ndërkaq, të shtunën në Facebook ka shkruar se koncerti në Tiranë do të mbahet më 25 gusht, në stadiumin “Qemal Stafa”.

“Do të luaj në Tiranë, më 25 gusht. Mezi po pres! A jeni gati?”, ka shkruar këngëtarja e famshme amerikane. /TCH/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri: Le të jetë ky standardi

Pas aktgjykimit për rastin që tronditi opinionin publik, reaguan edhe figura të njohura, përfshirë...

Foto e parë e Albina Kelmendit si shtatëzënë (Foto)

Ditë më parë, këngëtarja e njohur Albina Kelmendi dha lajmin për shtatëzaninë e saj. Interpretuesja...

Elijona rikthehet në rrjete sociale, shijon pushimet në Egjipt

Elijona Binakaj është rikthyer në rrjete sociale, me disa postime nga pushimet. Ajo ka marrë...