POLIS organizoi tryezë avokuese për kërkesat qytetare, prezantohet Analiza e Procesit dhe Planifikimit të Buxhetit për vitin 2019 në Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Sot, me datë 26 Shtator 2018, POLIS organizoi tryezë avokuese për kërkesat qytetare, në të cilën u prezantua Analiza e Procesit dhe Planifikimit të Buxhetit për vitin 2019 në Komunën e Lipjanit.

Analiza i referohet Draft-Listës së Projekteve Kapitale, duke marrë për bazë kërkesat dhe prioritetet e dalura nga takimet me qytetarë.

Qëllimi i tryezës avokuese është mundësia përfshirjes qytetare në kuptimin e një planifikimi të mirë të buxhetit që përfshinë gjitha lokalitetet, specifikimin më detal të të gjitha projekteve, duke pasur parasyshë nevojat dhe kërkesat prioritare të qyteatrëve për vitin 2019.

Në cilësinë e panelit ishte z. Daut Azemi – Kryesues i Kuvendit Komunal, z. Visar Kozhani – Zyrtar Kryesor Financiar, i cili komentoi të gjeturat dhe propozimet e paraqitura. Pjesë e diskutimit ishin edhe Anëtarët e Kuvendit si dhe përfaqësues nga Këshillat e Fshatrave.

Nëpërmjet kësaj Analize, POLIS synon që të ofroj një mundësi mbështetjeje të prioriteteve të qytetarëve përmes procesit të diskutimit dhe avokimit tek anëtarët e Kuvendit Komunal para se të miratohet buxheti vjetor 2019.

Ky grant financohet nga projekti Programi Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – që financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF

Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 6 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoor
+2

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...