Skena me hangarin e përfshirë nga flaka nuk shkoi si duhet, 31 aktorë pësuan lëndime (Video)

PUBLIKUAR

Aktorët ikën të frikësuar dhe pësuan lëndime të lehta, kur flakët që përfshinë një hangar u shpërndanë edhe më larg.

Ata ishin mbledhur në periferi të Puchong në Malajzi, për të regjistruar një film, si pjesë e të cilit edhe një objekti duhej t’i vihej flaka, transmeton Telegrafi.

Por, të angazhuarit e kishin tepruar me benzinë, duke vënë sasi të mëdha edhe në pjesën e jashtme. Kjo bëri që 31 persona, prej tyre aktorë dhe statistë, të pësojnë lëndime të lehta, për të cilat u desh të trajtohen në spital.

Ekipi që është marrë me simulimin e djegies, ka thënë se ishte faji i ndërtesës së vjetër, që e ka shkaktuar përhapjen e flakëve, duke e arsyetuar kështu teprimin me benzinë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...