Magbule Shkodra zgjedhet kryetare e grave të AAK-së

PUBLIKUAR

Kuvendi VII Zgjedhor i Aleancës së Gruas së Kosovës, ka zgjedhur sot Këshillin Drejtues dhe Kryetaren e këtij forumi.

Kryetare e re, është zgjedhur Magbule Shkodra, magjistre e shkencave inxhinierike.

Në fjalën e saj, Shkodra është zotuar që si kryetare e re do të punojë me përkushtim në fuqizimin e mëtejmë të rolit të gruas në Aleancë dhe në shoqërinë kosovare.

Ajo ka thënë se është e nderuar që në këtë përgjegjësi do ta pasojë kryetaren e deritashme, Donika Kadaj-Bujupi dhe se bashkë me koleget dhe strukturën e Aleancës, do të vazhdojë punën me përkushtim, në krye të këtij forumi të rëndësishme të partisë. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Hajvali/ Identifikohen dy të dyshuar, policia i shpall në kërkim

Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar për përfshirje në një rast...

Fahrije Hoti falënderon qytetarët që e votuan: Më vjen keq që s’arrita të bëhem pjesë e Kuvendit, kthehem në Krushë ku përkas

Fahrije Hoti, që në këto zgjedhje ishte kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e...

KQZ: Rinumërohen 102 nga 185 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të enjten në mëngjes ka filluar...