Thaçi: E dimë më mirë se kushdo se çka do të thotë të jesh refugjat

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar Dita Botërore të Refugjatëve.

“Ne, më mirë se kushdo e dimë se çka do të thotë të largohesh nga shtëpia, familja, mëmëdheu. Në këtë ditë, ne kujtojmë miliona të tjerë që ende jetojnë të frikësuar dhe pa shpresë jashtë vendlindjes”, ka thënë Thaçi në Ditën Botërore të Refugjatëve, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook.

“Të mos e harrojmë kurrë të kaluarën tonë dhe të gëzohemi që Kosova është në rrugë të duhur për të arritur atje ku dëshirojmë të gjithë ne”, ka shtuar ai aty. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Detaje të reja nga plagosja në Çagllavicë, konfiskohen 7 gëzhoja, bastiset shtëpia e të dyshuarit

Një person ka mbetur i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri mbrëmë...

Rama paralajmëron padi ndaj Dimal Bashës e Dejona Mihalit: Duhet me i heq ata që shiten si të popullit e punojnë kundër tij

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për përplasjet e tij të...

30 ditë afat për ankesa kujt i është refuzuar aplikimi për 100 eurot, thotë ATK

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka afat 30 ditë për të bërë...