Kryetari i Komunës Imri Ahmeti ka pranuar një shkresë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për mes së cilës është konfirmuar se Komuna e Lipjanit është përzedhur përfituese e grantit të performances e cila ka vlerë 189,453.00 euro.
Sipas kësaj shkrese Komuna e Lipjanit ka përmbushur kriteret e nevojshme për të qenë përfituese e këtij granti mbështetës pasi që Komuna e Lipjanit ka marrë opinionin e pamodifikuar nga Auditori i Përgjithshëm por edhe e ka tejkaluar shpenzimin e buxhetit në kategorinë e investimeve kapitale mbi 75%, njofton Komuna e Lipjanit.
Kryetari Imri Ahmeti është shprehur i kënaqur me përzgjedhjen e Komunës së Lipjanit në mesin e komunave të tjera, duke thënë se do të angazhohemi edhe më shumë që të gjithë qytetarëve lipjanas të ju ofrojmë kushte dhe shërbime sa më cilësore.
Ky grant është mundësuar nga fondi i bashkëfinancimit SDC/DEMOS për vitin 2019 dhe vetëm 19 komuna janë kualifikuar si të suksesshme duke përfituar nga ky grant.



