Lojërat e rrezikshme politike të Thaçit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohet seksualisht një femër në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht...

Regjistrimi i popullsisë në Lipjan, deri tani janë regjistruar mbi 51 mijë qytetarë

Nënkryetari Komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë se procesi i regjistrimit po shkon...

Presidenti Hashim Thaçi po paralajmëron referendum dhe ndryshime kushtetuese në rast të arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë. Por, analistët politikë vlerësojnë se kreu i shtetit po synon që ta parapërgatitë opinionin për një marrëveshje të dhimbshme me Serbinë, përkatësisht një kompromis më të gjerë.

Pas idesë për korrigjim të kufirit me Serbinë dhe se marrëveshjen finale do ta vendosë në referendum, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tashmë ka paralajmëruar edhe ndryshimin e Kushtetutës, shkruan Zëri.

Një gjë e tillë, sipas tij, do të bëhet në rast të arritjes së marrëveshjes finale në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë – Serbi. Monitoruesit e procesit të dialogut vlerësojnë se një ide e tillë e kreut të shtetit ka qenë e pritshme, pasi që pretendimi i tij për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën nuk mund të jetësohet me Kushtetutën aktuale.

Pos kësaj, ata shprehin frikën se ndryshimi i aktit më të lartë juridik do të mëtohet të bëhet edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (AKS), në mënyrë që AKS-ja të finalizohet me kompetenca ekzekutive.

 

SHIKO MË SHUMË

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të...

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...