A është ky Samsung Galaxy S6 Edge Plus?

PUBLIKUAR

Kohët e fundit është dëgjuar se Samsung do ta lansojë një model të ri të telefonit të linjës Galaxy, përkatësisht modelin e ri Samsung Galaxy S6 Edge Plus.

Ndërsa tani në internet janë shfaqur pamjet dhe një foto e mundshme e pajisjes. Fotografia e cila pretendon se është e Samsung Galaxy S6 Edge Plus është postuar në Tëitter nga Onleaks.

Samsung Galaxy S6 Edge Plus besohet se do t’i takojë kategorisë së fabletëve, pasi që ekrani i pajisjes pritet të jetë me 5.7 inç me Quad HD dhe rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve, edhe pse @Onleaks ka thënë se madhësia e ekranit mund të jetë edhe me 5.5 inç.

Pjesa tjetër e specifikave në Samsung Galaxy S6 Edge Plus pritet të jetë e ngjashme me ato të Galaxy S6 Edge, përveç procesorit octa core Exynos 7420 dhe 3GB RAM, si dhe opsionet e memories prej 32GB, 64GB dhe 128GB. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...