Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti me bashkëpunëtor sot është bashkuar aksionit “Ta pastrojmë Lipjanin”, në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.
Kryetari Ahmeti tha se aksione të tilla duhet të ketë më shpesh, duke theksuar se ruajtja ambientit është çështje jetike, dhe duhet të kujdesim vazhdimisht.
Kryetari Ahmeti ka obliguar task forcën komunale që të merret me plan konkret për eliminimin e të gjitha deponive ilegale.
Në ditën e sotme ky aksion është mbajtur në të gjithë territorin e Komunës së Lipjanit.
Aksioni do të vazhdoj edhe ditëve në vijim, deri më 15 Dhjetor.






