Ndahen pajisje mësimore për nxënësit e “Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë

PUBLIKUAR

FSK-ja dhe Ambasada Amerikane ndajnë pajisje mësimore për nxënësit e shkollës „Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë dhe „Vesel Muja” në Ponesh

Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Elementin Mbështetës Civilo-Ushtarak (EMCU) pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikane në Kosovë, dje më 11 shtator 2018, kanë ndarë, donacion, pajisje shkollore për nxënësit e Shkollës fillore “Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë të komunës së Lipjanit dhe në Shkollën fillore “Vesel Muja” në Ponesh të komunës së Gjilanit.

Ky donacion është koordinuar nga EMCU (Ambasada Amerikane) dhe FSK-ja, si dhe është bërë i mundur nga fondet e mbledhura nga OJQ-ja “Spirt of America”.

Përfitues të këtij fondi, kanë qenë 54 nxënës shqiptarë, kroat dhe të komunitetit RAE të Shkollës fillore “Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë, si dhe 30 nxënës të Shkollës fillore “Vesel Muja” në Ponesh të Gjilanit.

Përmes këtyre projekteve dhe aktiviteteve dhe falë bashkëpunimit të mirë që ka FSK-ja me Ambasadën e SHBA-ve, në Kosovë, më saktësisht me EMCU-në, po realizojnë projekte në ndihmë të qytetarëve të Kosovës, pa dallime etnie. Ky donacion, tash me fillimin e vitit të ri shkollorë, do të jetë një ndihmesë e madhe për nxënësit dhe familjet të cilat kanë një jetë të vështirë materiale.

Image may contain: 14 people, people standing and people sitting
Image may contain: 8 people, people smiling, people sitting
Image may contain: 24 people, people sitting and indoor
Image may contain: 33 people, people smiling, people standing

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...