Kryetari Ahmeti pret në takim grupin “Super Xhem”, përfitues të grandeve Balkan Green Foundation dhe Balkan Green Foundation

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur një grup të rinjësh nga Komuna e Lipjanit nxënës të Shkollës së Mesme “Ulpiana” në Lipjan, Drilon Gashi, Argjenda Gashi, Majlinda Avdiu dhe Arbrita Uka.

Ky grup ka një ide inovative për ambientin në Komunën e Lipjanit dhe me këtë ide kanë fituar një grant prej 2,000€ nga Unicef Innovations Lab Kosovo në nivel vendi dhe një grant tjetër prej 10,000€ nga Balkan Green Foundation në nivel Ballkani (duke e përfaqësuar Kosovën).

Këta të rinjë, gjatë takimit me kryetarin Ahmeti dhanë detajet rreth idesë së tyre që quhet “Super Xhem” si dhe për projektet e tyre të ardhshme.
Ndërsa, Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka theksuar se idetë e tilla janë të mirëseardhura, duke inkurajuar ata se idetë e tyre do të gjejnë përkrahje institucionale.

Image may contain: 5 people, people smiling, people sitting, living room and indoor

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...