KEDS-i, të martën, ka publikuar orarin më të ri të reduktimeve me energji elektrike për qytetet e Kosovës në ditët e ardhshme.
Më 14.09.2018 në TS 110/35/10 kV Lipjan do të ndërpritet:
Dalja 10 kV Konjuh (Kodi: 41000004) prej orës 09:00 deri në ora 12:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Lipjan (një pjesë), Konjuh, Pjesë e Banullës, Bizneset përgjate Magji. Prishtinë – Ferizaj.
Arsyeja e ndërprerjes: Zëvendësimi i Shtyllës së vjetër, sipas PEE..


