Gjuriqi ta pranojë realitetin, Kosova do ta marrë kodin telefonik

PUBLIKUAR

Ministrja për dialog, Edita Tahiri ka bërë me dije se Kosova, sikurse çdo shtet i pavarur do ta marrë kofin telefonik ndërkombëtar 383 drejtpërdrejtë nga ITU.

Tahiri, e cila e ka drejtuar delegacionin e Kosovës në takimin e fundit në Bruksel me Serbinë ka thënë se gjatë bisedimeve që kanë zgjatur rreth 17 orë është konfirmuar edhe një herë se kërkesa në emër të Kosovës do të bëhet nga ana e Austrisë.

Ndërsa pretendimet e Marko Gjuriqit për ta mohuar këtë fakt, Tahiri për ‘Epokën e re’ i ka vlerësuar si veprime që nuk përkojnë me realitetin.

Gjithashtu, ajo ia ka bërë të qartë Serbisë se në asnjë rast delegacioni i Kosovës nuk do të lejojë që çështje e liqenit të Gazivodës të jetë temë e bisedimeve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hapet thirrja për aplikim për ofrues dhe programe të trajnimit për mësim

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KShLM), duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 12/2023...

Kurti i pret zyrtarët publikë në ballkonin e qeverisë, i inkurajon që të takohen aty për t’u koordinuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para nisjes së pushimeve të verës tha se mblodhi...

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon me masa parandaluese dhe ndëshkuese ndaj...