Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi KKSB, sot ka mbajtur takimin e rregullt me radhë nën kryesimin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.
I pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit vlerësohet e qetë dhe stabile.
Përveç pikave të tjera të rendit të ditës, KKSB me theks të veçantë ka diskutuar, raportin për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Lipjanit, shkruan Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare
Driton Imeri komandant i stacionit policor të Lipjanit, ka thënë se gjendja e sigurisë në komunën e Lipjanit, është e qetë.
Gjithashtu Imeri, në këtë takim ka dhënë edhe raportin e detalizuar mbi gjendjen e sigurisë në Lipjan.
Komandanti Imeri ka falënderuar kryetarin Ahmeti për projektin e vendosjes së kamerave në qytet duke thënë se kjo ka ndikuar pozitivisht për ti evidentuar shkaktarët e shkelës së ligjit.
Ndër të tjerash në këtë takim anëtarët e KKSB-së, than se si prioritet i domosdoshëm është parandalimi i dukurive negative në gjithë territorin e Komunës së Lipjanit.




