Mediat serbe: Kosova do të anëtarësohet në OKB

PUBLIKUAR

Perëndimi planifikon anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Mediat serbe vazhdojnë aludimet lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes së obligueshme ndërkombëtare mes Prishtinës dhe Beogradit.

Gazeta serbe “Blic” shkruan se, Perëndimi planifikon që me këtë dokument t’i mundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB, Këshillin e Evropës, OSBE dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare.

“Marrëveshja e re me Prishtinën, e njohur si ‘Bruksel 2’, që ka peshën e marrëveshjes ndërkombëtare është e parashikuar me kornizën strategjike të BE-së për bisedime me Serbinë dhe duhet të nënshkruhet deri në fund të bisedimeve. Nga ana tjetër qëllimi i qeverisë në Beograd është që Serbia të anëtarësohet në BE brenda vitit 2018”.

Qëllimi i Perëndimit është që Kosova të anëtarësohet në OKB dhe kjo, sipas gazetës serbe është tashmë ‘fshehtësi publike’ në qarqet diplomatike dhe se kreu i shtetit serb është njoftuar për këtë, transmeton RTK.

“Edhe pse burimet perëndimore theksojnë se anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk do të thotë se, Beogradi po e formalizon njohjen ‘de jure’ të pavarësisë së Kosovës, por kjo është në pajtim të modelit të ‘dy Gjermanive’”, shkruan më tej gazeta serbe.

Sipas “Blic”, kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës në Beograd më 8 dhe 9 korrik, do ta paraqesë para kryeministri Vuçiç qëndrimin se, Kosova duhet të hyjë në OKB.

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...