Arkeologët zbulojnë në deltën e lumit Nil, vendbanimin dy herë më të lashtë se ai i faraonëve (Foto)

PUBLIKUAR

Gjetjet që janë bërë në një deltë të lumit Nil, tregojnë se aty ndodhej një vendbanim i lashtë, dy herë më i vjetër se ai i faraonëve.

Ministria e Antikës ka bërë të ditur se zona neolitike ndodhet në Tell el-Semara, afro 140 kilometra larg Kajros, transmeton Telegrafi.

Arkeologu që po i prin ekspeditës, Frederic Gio ka bërë të ditur se aty u gjetën eshtra kafshësh dhe ushqime, që tregojnë se ishte një vendbanim i vitit 5,000 Para Erës Sonë. Që i bije se është 2,500 vjet, para se të ndërtoheshin piramidat e Gizës.

Pjesë nga vendbanimi që u gjet së fundmi

Në fillim të këtij viti, arkeologët gjetën një varr 4,400 vjeçar në Giza, që sipas të gjitha gjasave i përket një gruaje të njohur si Hetpet, e cila i përkiste mbretërisë egjiptiane, të Dinastisë së pestë.

Viteve të fundit, Egjipti i ka rritur numrin e kërkimeve arkeologjike, në mënyrë që ta rikthejë turizmin, që iu dëmtua në masë të madhe gjatë trazirave të 2011-ës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...