I pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot gjatë ditës ka vizituar fshatin Divlakë, ku ka parë nga afër mbarëvajtjen e punimeve në asfaltimin e rrugëve që janë duke u bërë në këtë lokalitet.
Me këtë rast Kryetari Ahmeti ka uruar banorët për rrugën duke thënë se ky asfaltim do të ndikoj pozitivisht.
Ndërsa, banorët e Divkalës kanë falënderuar Kryetarin Imri Ahmeti për përkushtimin e dhe realizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm.






