Komuna e Lipjanit së shpejti do ta lansoj platformën digjitale “Kontratat e Hapura”

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka pritur në takim përfaqësuesit e Organizatës Open Data Kosova së bashku me përfaqësuesit e Organizatës YAHR me të cilët ka diskutuar rreth realizimit të platformës digjitale “Kontratat e Hapura”, në Komunën e Lipjanit.
Kryetari Imri Ahmeti gjatë këtij takimi ka theksuar se Komuna e Lipjanit është e interesuar të avancoj edhe më tutje me transparencë dhe llogaridhënje, duke theksuar se është detyrë e secilit të tregojë se ku po shpenzohet paraja publike dhe se qasja e publikut në proceset komunale është një hap i rëndësishëm që dëshmon transparencë dhe përgjegjësi, shkruan Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare
Nga ana tjetër përfaqësuesit e Organizatës Open Data Kosova, kanë prezantuar platformën digjitale “Kontratat e Hapura”, ku në të njejtën kohë kanë gjetur mbështetjen e plotë nga Kryetari Imri Ahmeti për të filluar menjëher me realizimin e kësaj platforme për Komunën e Lipjanit.
Platforma “Kontratat e Hapura”, do të mundësoj qasje të lehtë të gjithë qytetarëve për secilën kontratë me të gjitha detajet e kontratave, që nga fillimi i procedurave të prokurimit, dinamiken e secilit projekt deri në realizmin e kontratës dhe do të jetë online dhe e aksesueshme për të gjithë.

Image may contain: 6 people, people smiling, people sitting and indoor

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...