Deklaratat e Haradinajt e hutojnë Grabovcin

PUBLIKUAR

Deklaratat e fundit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e kanë hutuar Adem Grabovcin, shef i grupit parlamentar të PDK-së.

Deputeti që njihet për deklarata ironike, ka thënë se ka pasur dilema nëse ky është viti 2015 apo 2018, kur e ka dëgjuar para disa ditësh kreun e AAK-së tek ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen shumë shpejt, raporton TV Dukagjini.

Sipas Grabovcit, koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë dhe nuk ka arsye për zgjedhje.

“Zgjedhjet ne i presim më 2018. Është normale që opozita në ditën e parë pas humbjes së zgjedhjeve, normalisht të kërkojë zgjedhje të reja, por asnjë vend nuk mund të mbajë zgjedhje veç pse ka dëshirë dikush. Nuk janë çështje dëshirash organizimi i zgjedhjeve, por janë disa rregulla që duhet respektohen. Prandaj zgjedhjet mbahen në përputhje me rrethanat apo aktualitetin e ri apo kur është nevoja për zgjedhje të parakohshme. Ne nuk shohim asnjë arsye që për momentin të kemi zgjedhje të parakohshme e hiq më pak të jashtëzakonshme”, ka thënë Grabovci.

Se zgjedhje të reja nacionale nuk do të ketë në shtator, nuk ka fije dyshime as shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri.

“Koalicioni si i tillë nuk jep shumë shpresa për të tjerët se mund të ketë zgjedhje shpejtë, ne e kemi mandatin. Ai është i plotë unë nuk mund të paragjykojë asgjë. Gjasat janë minimale, mos të them kurrfarë që zgjedhje të tilla të. Por kjo është normale, është vullnet i një subjekti politikë. Ne nuk mund t`ua mohojmë dëshirat apo deklaratat”, ka thënë Beiqiri në një prononcim për TV Dukagjinin.

Ai ka pasur edhe një porosi për subjektet opozitare të cilat i ka ftuar që të shohin se si po qeverisin në komuna. Është ndalur veçanërisht te Lëvizja Vetëvendosje e cila udhëheq me kryeqytetin e që sipas Beqirit nuk po punon asgjë.

Megjithatë pos njoftimeve të shumta për paqëndrueshmërinë e koalicionit aktual dhe deklaratave të liderit të AAK-së, edhe Kadri Veseli, shef i Adem Grabovcit në parti, ka folur për zgjedhje javë më parë.

Zëvendëskryetari i PDK-së ka thënë se do të ketë zgjedhje në 2016 nëse Hashim Thaçi nuk bëhet president. /Tv Dukagjini/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hapet thirrja për aplikim për ofrues dhe programe të trajnimit për mësim

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KShLM), duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 12/2023...

Kurti i pret zyrtarët publikë në ballkonin e qeverisë, i inkurajon që të takohen aty për t’u koordinuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para nisjes së pushimeve të verës tha se mblodhi...

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon me masa parandaluese dhe ndëshkuese ndaj...