105 vende të lira pune në Fabrikën e Kërpudhave në Lipjan

PUBLIKUAR

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka e ka postuar një konkurs për 105 vende të lira të punës në fabrikën e Kërpudhave.

“Fabrika më e madhe në Evropë për këtë lloj kërpudhash fillon punë së shpejti”, ka shkruar Lluka.

Vendet e punës që kërkohen janë: Punëtorë të prodhimit (30 pozita të lira), punëtorë të korrjes (30 pozita të lira), si dhe punëtorë të paketimit (30 pozita të lira).

“Kompania “Oriental Mashrooms” me lokacion në Banullë të Lipjanit është në prag të fillimit të prodhimit të kërpudhave “Eryngii”, prandaj shpall konkurs për këto vende të reja të punës”, thuhet në konkursin për vende të reja të punës.

Afati i fundit për aplikim është data 10 shtator.

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...