Aksident zinxhirorë në Lipjan, lëndohen disa persona

PUBLIKUAR

Më shumë se tre persona jo-zyrtarisht mësohet se janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhirorë që ka ndodhur dje në magjistralen Prishtinë-Lipjan-Prizren.

Në aksident janë përfshirë tri vetura, prej tyre dy të markës Opel dhe një tjetër Volkswagen.

“GazetaBlic” mëson se disa nga të aksidentuarit menjëherë janë dërguar me autoambulancë për në QKUK.

Nga pamjet e siguruara shihet se vetura e markës Opel, ka pësuar dëmtime të mëdha materiale në pjesën e përparme, ndësa vetura tjetër e markës opel ka qenë e dëmtuar nga anash.

Këto janë imazhet që “GazetaBlic” ka arritur t’i sigurojë nga aksidenti në Lagjen e Re të Lipjanit. / ©️ GazetaBlic /

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...