Kryetari Ahmeti nënshkruan kontratat për subvencionimin e Klubeve Sportive

PUBLIKUAR

Kryetari Imri Ahmeti sot së bashku me përfaqësesit e klubeve sportive të Komunës së Lipjanit ka nënshkruar kontratat për subvencionimin e këtyre klubeve në shumën prej 45 mijë euro.
Kryetari Ahmeti, më tej ka theksuar se Komuna e ka të pa mundur që të përballoj të gjitha kërkesat që janë adresuar në Komunë nga Klubet Sportive, sepse buxheti për subvencionim të sportit është i pa mjaftueshëm por shpreson se me rishikimin e buxhetit të rritet kjo shumë e subvencioneve me qëllim të mbështetjes sa më të madhe të sportdashësve lipjanas.
“Për aq sa ka mundësi buxhetore, përkrahja për sportin lipjanas nuk do të mungoj asnjëherë, klubet sportive do të kenë përkrahje të vazhdueshme institucionale”, tha Kryetari Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...