Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për financimin dhe vazhdimin e projekteve infrastrukturore në Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka pritur për vizitë Zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, me të cilin kanë nënshkruar i memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore në Komunën e Lipjanit, njëkohësisht u përditësuan edhe marrëveshjet paraprake të dy viteve të fundit, me të cilat garantohen mjetet financiare për disa projektet rugore në Lipjan, që arrijnë shifrën 1,203,468 Euro.
Në kë rast kryetari Ahmeti u shpreh falënderues ndaj Zëvendministrit të Infrastrukturës Rexhep Kadriun për viziten e tij në Lipjan, duke theksuar se gjatë takimit me zëvendësministrin Kasdriu janë dakorduar për të ndarë përgjegjësitë për dinamizimin dhe përshpejtimin e realizimit të projekteve infrastrukturore, kryesisht asfaltimin e rugëve në Komunën e Lipjanit e sidomos të projekteve që janë më shumë të rëndësishme siç janë rrethërrotullimin tek udhëkryqi Lipjan- Janjevë, rruga që vie nga udhëkryqi i Janjevës deri në hyrje të Lipjanit, rruga përgjatë hekurudhës Gllogovc – Rubovc, rruga Magurë – Blinaj, rruga Vojnovc – Topliqan, rruga Radevë Lluga dhe rruga Sadik Shala në Lipjan.
Nga ana tjetër zëvendësministri Kadriu deklaroi se Ministria e Infrastrukturës do të jetë e gatshme që në çdo kohë të ofrojë përkrahje dhe të shërbejë në të mirë të qytetarëve të Lipjanit.

Kryetari Ahmeti së bashku me zëvendësministrin Kadriu vizituan udhëkryqin e Janjevës, ku paralajmëruan së shpejti do të përfundojë rrethrrotullimi i cili sipas Kryetarit Ahmeti është shumë i domosdoshëm.
Po ashtu kryetari Ahmeti gjatë kësaj vizite në teren ka ka shprehur pakënaqësi lidhur me realizimin e projektit të asfaltimit të rrugës Lipjan – Magurë, duke kërkuar përshpejtim të punimeve për arsye të vonesave të shumta dhe punëve jo kualitative.

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...