Ramush Haradinaj, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në fjalimin e tij për nderë të rivarrimit të Isa Boletinit tha se heroi dhe jeta e tij është shembull për të gjithë të tjerët.
“Figura e Isa Boletinit na tregon se si interesi kombëtar dhe shtetëror vendoset para çdo interesi tjetër”.
“Vepra e tij, si për së gjalli, ashtu edhe tani, ka një simbolikë të fuqishme, që konsiston në idenë e të qenit bashkë nga të gjitha trevat shqiptare, por edhe me gjerë, pa dallime dhe ngjyrime partiake e politike”.
“Madje, Isa veten e identifikoi me fatin e atdheut, duke u shprehur burrërisht se ai ishte mirë kur ishte mirë Shqipëria”, tha i pari i AAK-së, transmeton klankosova
Haradinaj e cilësoi Isa Boletnin si udhërrëfyes në rrugën e të gjithëve drejt vlerave atdhedashëse “Nëse në historinë tonë kombëtare kërkojmë vlerat atdhetare, por edhe humanizmin dhe respektin për shtet dhe identitet kombëtar, atëherë këto vlera, padyshim se i gjejmë në figurën e Isa Boletinit”.
Për Haradinajn, heroi ishte iniciues i rrugës drejtë pavarësisë së Shqipërisë, transmeton Klan Kosova.
“Isa jetoi dhe veproi në kohën kur qenia kombëtare edhe territoriale e shqiptarëve u rrezikua shumë seriozisht. Kryengritjet në Kosovë, të udhëhequra nga ai, patën një jehonë të madhe, dhe përgatitën terrenin për pavarësimin e Shqipërisë”. Dhe, nëse Isa gjatë jetës la një porosi, atëherë ketë gjë po e bënë edhe tani. Ai po i kthehet vendlindjes me porosi se atdheu nuk tjetërsohet dhe nuk vihet në pazar, dhe roje e dëshmi do të jetë prehja e tij në Boletin”, tha ndër të tjerash Hardainaj.


