Plaçkitësit e huptë thyejnë lokalin e gabuar (Video)

PUBLIKUAR

Një grup i plaçkitësve kanë thyer me veturë vitrinën e dyqanit që ndodhet në Bristol të Londrës, duke kujtuar se ajo ishte shënjestra që e kishin planifikuar.

Me pjesën e pasme të veturës së bardhë, ata thyen xhamat e agjencisë turistike, por kjo nuk ishte në interesin e tyre.

Ata e thyen me pas dyqanin e rrobave, ku kanë vjedhur veshje të disenjuara nga Victoria Bechkham dhe Vivienne Westwood, transmeton Telegrafi.

Policia i ka identifikuar dhe i ka ndaluar menjëherë hajnat, kurse ata kanë pranuar se kanë bërë gabim me thyerjen e vitrinës së parë.

Pasi kanë kthyer mbi 35 mijë euro gjësende të vjedhura, ata janë liruar me kusht, deri në ditën kur do të dënohen. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...