Familja e Selatin Bajramit nga Medveci bëhet me shtëpi të re

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë gjatë ditës së sotme ka bërë përurimin e shtëpisë së Selatin Bajramit nga Medveci si dhe ka vizituar punimet në ndërtimin e shtëpive që janë duke u ndërtuar nga Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me organizatën VoRaE.

Kryetari Ahmeti është shprehur i kënaqur me punët të cilat janë duke u realizuar në ndërtimin e shtëpive ne shumë lokalitete të komunës së Lipjanit, duke theksuar se me realizimin projektit – Programi i Rindërtimit po përmirësohet dukshëm mirëqenja e qytetarëve të komunës së Lipjanit. Kryetari Ahmeti po ashtu gjatë kësaj vizite ka potencuar se Komuna e Lipjanit do të bëjë përpjekje që të vazhdoj bashkëpunimin me organizaten VoRaE në mënyrë që të shtohet numri i familjeve tjera në fushën e rindertimit, shkruan Komuna e Lipjanit.
Nga ana tjetër banorët nga fshati Medvec janë shprehur falenderues ndaj Kryetarit Ahmeti, për angazhimin e tij për përmirësimin e kushteve të jetesës.
Gjatë vitit 2018 përfituese të këtij projekti me ndërtim të shtëpive kanë qenë 17 familje, së shpejti do të fillohet edhe ndërtimi i tri shtëpive në fshatin Gadime.

Image may contain: 2 people, people standing
Image may contain: 3 people, people standing and outdoor
Image may contain: house, tree, sky and outdoor

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...