Kryetari Ahmeti ka vizituar punimet në ndërtimin e fushave të hapura sportive

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij gjatë ditës së sotme ka përcjellur nga afër punimet në ndërtimin e fushave sportive në fshatrat Bujan dhe Breg i Zi.
Kryetari Ahmeti gjatë kësaj vizite ka theksuar se në çdo vendëbanim të komunës së Lipjanit do të krijohen hapësira të tilla rekreative sportive ku të gjithë qytetarët e veçanërisht të rinjët do të kenë mundësi ti zhvillojnë aktivitetet e tyre të lira.

Në kësi lloj hapësirash rekreative Komuna e Lipjanit ka investuar edhe në tri vitet e kaluara duke u ndërtuar mbi 30 fusha të hapura dhe objekte të ndryshme sportive.

Aktualisht ka filluar ndërtimi i fushave të vogla sportive në Bujan, Grackë e Re, si dhe së shpejti Hallaq i Madh, Hallaq i Vogël, SH.F Vëllezërit Frashëri Lipjan, Dobrajë e Vogël, Zllakuqan, Resinovc, Mirenë, Llugaxhi.

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...