Haradinaj: Jemi vonuar me Lipjanin, do ta rrisim intensitetin e punës

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot në Lipjan ka pritur në takim Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në anën tjetër, i pari i Lipjanit tha se me kryeministrin janë pajtuar që të ketë dinamizim të punës në projektet e buxhetuara nga qeveria.

Haradinaj, pas takimit me kryetarin e kësaj komune, Imri Ahmeti, premtoi mbështetje në përfundimin e projekteve infrastrukturore

“Është e vërtetë që ka plot tema që qeveria nacionale duhet ti merr ma me përgjegjësi ndaj të gjitha komunave të vendit edhe në Lipjan shihet një vonesë e qeverisë nacionale ne përcjelljen të obligimeve të projekteve që kanë qenë të dakorduara të buxhetuara, janë disa tema po ashtu që janë jetike për jetën e qytetarëve këtu”.

“Në Lipjan shihet një vones e Qeverise nacionale në përcjelljen e projekteve të cilat kanë qenë të buxhetuara të dakorduara, janë disa tema që kanë rëndësi jetike për jetën e qytetarëve dhe bashkarisht po mundohemi me i përcjellë këto tema”, kështu është shprehur Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj. Ai po ashtu ka thënë se une sapo u njoftova nga Kryetari Imri Ahmeti për investimet që do ti nevojiten Komunës së Lipjanit, siç janë përmirësimi në infrastrukturë rrugore, sportive atë të ujërave të zeza dhe u zotua që këto çështje të përcillen me vëmendje.
Pas takimit Kryetari Ahmeti dhe Kryeministri i vendit Hradaniaj kanë vizituar stadiumin e qytetit, rrethërrotullimin Lipjan- Janjevë si dhe qytezen e Janjevës, ku kanë takuar banorët dhe kanë diskutuar për çështjet me të cilat ballafaqohen ata, por edhe vizituan edhe objektet fetare të këtij vendi.

 

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...