Kryetari Ahmeti dhe Zielosko-Labonte diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e arsimit me shtetin gjerman dhe Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur në takim, Kerstin Zielosko-Labonte, zyrtare e Lartë nga Ministria e Kulturës dhe Sportit nga Baden Wurttemberg i Gjermanisë dhe koordinatore e projekteve në fushën e arsimit, Gjermani-Kosovë.

Kryetari Ahmeti dhe Zielosko-Labonte diskutuan mundësin e shkëmbimit i nxënësve, studentëve dhe mësimdhënësve me institucionet gjermane.

Ahmeti, theksoi nevojën e mëtutjeshme për mbështetjen e Gjermanisë në arsim, shkëmbimin e përvojave, në ngritjen e shkollave profesionale, në mënyrë që nxënësit të jenë të përgatitur për tregun e punës dhe fusha të tjera që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit në Lipjan.

Po ashtu, kryetari Ahmeti e ka falënderuar Zielosko-Labonte për mbështetjen e gjithanshme që i ka dhënë Kosovës, veçmas në fushën e arsimit.

Ndërkaq, Kerstin Zielosko-Labonte së bashku me Kryesuesin e Kuvendit, Daut Azemi, dhe Drejtorin e Arsimit, Rasim Hasani vizituan edhe Shkollën fillore në Topliqan.

 

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...