Microsoft ofron Wi-Fi për miliona njerëz

PUBLIKUAR

Sipas VentureBeat, kompania softuerike Microsoft është duke zhvilluar një shërbim që do të ofrojë Wi-Fi falas në çdo vend të botës.

Shërbimi i ri i quajtur Microsoft Wi-Fi, u pikas për herë të parë online nga një përdorues i Twitter por faqja e zbuluar tanimë është zëvëndësuar nga një grafikë “coming soon”.

Në një deklaratë dërguar VentureBeat, një përfaqësues i Microsoft-it konfirmon se ky shërbim i ri është duke ardhur.

“Ne konfirmojmë ardhjen e një shërbimi të tillë i quajtur Microsoft Wi-Fi i cili do t’ju ofrojë akses falas në Wi-Fi miliona përdoruesve. Detaje të tjera do të publikohen më vonë’, u shpreh përfaqësuesi i Microsoft, shkruan PC World.al.

Ky shërbim do të implementohet në sajë të aplikacioneve të iOS, Android, OS X dhe Windows. Wi-Fi do të jetë e disponueshme dhe në formën e hotspoteve të vendosura të ajër.

Një lajmërim zyrtar është duke ardhur por nuk është e qartë se rreth çfarë periudhë kohore mund të debutojë ky shërbim.

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...