Këto janë pamjet që na vijnë nga Mati – Shqipëri. Një i ri ngjitet në shtyllën e tensionit të lartë dhe vendos flamurin e PD-së, pastaj zbret pa pikë problemi me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe lehtësi maksimale.
Ndërkohë që rreziku i humbjes së jetës nga energjia elektrike ishte maksimale, i riu dukej krejt i pa shqetësuar dhe sikur po bënte diçka tërësisht normale. /javanews.al/


