E vetmja Qeveri në rajon që s’ka ligj për veten! (Video)

PUBLIKUAR

Që prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës punon pa ligj. Asaj i mjafton një rregullore e punës e hartuar para ca vitesh.

Ligji për Qeverinë është premtim i përsëritur prej mandati në mandat, por nuk u bë as sot e kësaj dite. E, kësaj nuk ka me i ardhur rendi deri shtatorin e sivjetmë. Të paktën kështu e ka paraparë Qeveria këtë problem në planin e vet legjislativ për sivjet.

Projektligji për Qeverinë e Republikës së Kosovës mendohet të procedohet me 30 shtator 2015.

Deputetët vlerësojnë se Qeveria, nga secili që ka ardhur në pushtet, vazhdimisht e ka keqpërdor mungesën e ligjit. Numri i madh i këshilltarëve në të gjithë sektorët, shtimi i numrit të ministrive prej mandati në mandat, numri i pakufizuar i zëvendësministrave, krejt këto kanë ndodhë në mungesë të një sanksioni ligjor.

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Nuredin Ibishi, thotë se s’ka kohë me u pritë, por se ky Ligj duhet me u miratu sa ma shpejtë. Ndërsa, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e quan të qëllimshëm faktin se ekzekutivi funksionon pa ligj. “Krejt kjo bahet”, siç thotë ai, “me i kënaqë apetitet e përkrahësve të tyre”

Edhe Nisma për Kosovën mendon se mungesa e ligjit po u shkon për shtati vetëm partive ne pushtet.

Deputetët thonë se e vetmja qeveri në rajon është kjo e Republikës së Kosovës që nuk ka ligj për vete. /Rrokum/

 

SHIKO MË SHUMË

Hapet thirrja për aplikim për ofrues dhe programe të trajnimit për mësim

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KShLM), duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 12/2023...

Kurti i pret zyrtarët publikë në ballkonin e qeverisë, i inkurajon që të takohen aty për t’u koordinuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para nisjes së pushimeve të verës tha se mblodhi...

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon me masa parandaluese dhe ndëshkuese ndaj...