Eqrem Kryeziu një gjë nuk ia fal Isa Mustafës

PUBLIKUAR

Anëtari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, ka akuzuar për gënjeshtra kreun e partisë së tij, Isa Mustafa. Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e tij.

“Vetëm pushtet i mefshtë edhe lakuriq

Kur Lucius Annaeus Seneca hyri në vaskë për të bërë vetëvrasje, gjersa i rridhte gjaku nga venët, i shkruajti letër Neronit.

Edhe i tha: ‘Nxënësi im i dashur, jam gati të t’i fal të gjitha prapësirat edhe ligësitë, por një gjë nuk ta fal kurrë – kohën që ma merrje duke dëgjuar poezitë e tua të mjera.’

Edhe Isa Mustafës do t’ia falnim rrenat e mëdha të përmasave gjithëkombëtare (“kurrë me PDK-në”, “ika, po nuk e bëra LDK-në fituese”, “gjithmonë me Blokun”, “do bëjmë qeveri funksionale e të vogël”, “do luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin”), porse nuk mund t’ia falim referatet sa të gjata aq edhe të mërzitshme” (sic.).

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...